“Aty ku punoj po promovohen pis lliqe”/ Florjan Binaj nuk e fsheh dot zhgënjimin

Aktori i njohur i emisionit të humorit “Portokalli”, Florjan Binaj është shprehur se ndihet i zhgënjyer nga programi i ri që po transmetohet në televizionin ku ai punon, Top Channel.

Nëpërmjet një postimi në Instastory ai ka shkruan se të rinjtë e sotëm kanë nevojë për edukim, orientim dhe frymëzim, por së fundmi po promovohet e kundërta duke krijuar një imazh jo të vërtetë të realitetit që po kalon rinia shqiptare.

Aktori ndjehet i dë shpëruar që sot po promovohen ant ivlerat dhe jo vlerat dhe më së shumti ndihet i zhg ënjyer pasi këto po i promovon pikërisht televizioni ku ai bën pjesë.

Televizioni duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi. Sot u zhg ënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj.

Postimi qe ka bere aktori i humorit, Florian Binaj, ne Instastory.

Dëshpërim që sot në televizion promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”, shkruan aktori.

Ndonëse aktori nuk ka përmendur asnjë emër të ndonjë programi, duket se i referohet programit “Aventurierët”, pjesë e të cilit janë disa të rinj të cilët bëhen pjesë e sfidave të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *