Ia thotë popullit/ Pipero nxjerr rezultatin e tij të testit të koronavirusit: “Është i paprekur”

Mjeku, tashmë më i dashur për publikun shqiptar, Pëllumb Pipero ka deklaruar në media se më në fund ka zhvilluar testin sereologjik.

“Jam negativ, ç’do të thotë se nuk jam ende i prekur nga koronavirusi”, shprehet Pipero.

Testi sereologjik bëhet për të kuptuar nëse personi e ka kaluar vir usin, veçanërisht janë persona që kanë qenë të ekspozuar, si stafet mjekësore.

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur edhe mbi rastin e fasonerisë në Krujë, ku u shtuan shumë raste me koronavi rus.

“Do duhen së paku dy javë për të parë si është situata… Nuk duhet të marrim rastin e ke q, duhet të respektojmë kushtet optimale për të parandaluar kthimin e masave.

Nuk do kthehemi pas, ecuria e epi demisë tek ne, në opinionin tim, ka qenë e butë, e përballueshme me disa lëk undje, por që deri tani jemi në rezultate të mira brenda të keqes”, ka thënë Pipero mbi lehtësimin e masave.

“Unë e kam kuptuar kështu, që qeveria me ligj e ka shtyrë masën e eme rgjencës në 23 qershor që të jetë e justifikuar në masat e tjera.

Kjo në opinionin tim nuk ka lidhje me lirimin e masave shtrënguese në raport me distancimin social. Këto masa shkojnë në përputhje me ecurinë e pan deminsë në vendin tonë”, ka thënë Pipero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *