Shifrat nuk kanë mës hirë/ Bilanci ditor në Itali, ja sa persona ndërruan jetë

Italia ka regjistruar një numër më të lartë personash që humbin jetën se sa një ditë më parë por lajmi i mirë është ulja sërish e rasteve të infe ksionit.

Nga raportimet e 24 orëve të fundit mësohet se 602 pacientë kanë hu mbur jetën nga COV ID-19, duke e çuar numrin total në 21,067.

Ndërsa numri i rasteve pozitive me koronavirus është rritur me 2,972 më shumë se një ditë më parë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 162,488.

Pacientët e shëruar janë deri më sot 37,130 e 1,695 janë shëruar në 24 orët e fundit.

Në repartet e terapisë intesive vazhdon ulja e numrit të pacientëve. Sot janë 74 pacientë më pak e numri i tyre është ulur në 3,186.

Në Itali deri më sot janë kryer 1,073,689 tampone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *