Shqiptarë jetoni në shtetin fqinj? Për ju një lajm i bujshëm, do përfitoni mijra

Një super lajm për shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit zgjati me 4 muaj vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe kartat e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare.

Vendimi u vjen në ndihmë disa mijëra qyetarëve shqiptarë që kanë marrë apo aplikuar për a zil në Greqi dhe dokumentet e tyre kishin ska duar apo skadojnë gjatë kësaj periudhe.

Ministria greke e Emigracionit njoftoi gjithashtu se afatet e tjera që lidhen me procedurën administrative për regjistrimin dhe shqyrtimine kërkesave, dhënies apo revokimit të regjimit të mbrojtjes ndërkombëtare të shkallës së parë dhe të dytë janë pez ulluar.

Nga vendimi më i fundit i njoftuar në Gazetën Zyrtare përfitojnë shtetasit shqiptarë që kanë kërkuar az il në Greqi, por nuk përfitojnë shtetasit shqiptarë që kanë qenë në Greqi me pasaportë shqiptare për një periudhë 90 ditore. Këta shtetas duhet të respektojnë rregullat e Shengenit.

Greqia nuk e ka shtyrë afatin 90 ditor të qëndrimit të të huajve megjithë situatën e pan demisë se Koronavirusit. Nga vetë qytetarët shqiptarë janë raportuar raste ku ata janë pen alizuar me gj oba nga po licia greke pasi kishin s hkelur afatin prej 90 ditësh qëndrimi në Greqi.

Ndërkohë pak kohë më parë Qeveria greke vendosi të shtyjë me 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për ripërtëritjen tyre për të gjithë emigrantët e huaj, pjesa dër rmuese e të cilëve janë nga Shqipëria, raporton VOA.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare lejet e qëndrimit që skaduan nga 11 shkurti deri në 11 mars dhe ato që skadojnë nga 12 Marsi deri më 12 Maj ripërtërihen automatikisht deri më 12 tetor.

Po kështu deri më 12 tetor ripërtërihen automatikisht vërtetimet për aplikimin për karta të reja që skadonin nga shkurti deri në maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *