Vërtet?? Do anulohen provimet kombëtare? Drejtoresha jep menjëherë lajmin

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Zamira Gjini zbulon planet dhe udhëzimet e posaçme që do të nxjerrë ministria e Arsimit, varësisht nga data e rikthimit në shkolla për shkak te pan demisë nga koronavi rusi.

Anulimi i provimeve kombëtare, ashtu siç kanë vendosur disa vende të tjera, për ministrinë, mbetet opsioni i fundit, por nuk përjas htohet mundësia e shtyrjes në rast se periudha e qëndrimit në shtëpi zgjatet përtej çdo parashikueshmërie.

“Zhvillimi i provimeve kombëtare është një çështje e veçantë. Në kushtet aktuale, mendojmë që zhvillimi i provimeve nuk duket se do të pen gohet, ndërsa an ulimi mbetet opsioni më i fundit për t’u konsideruar.

Sidoqoftë, duhet të flasim sipas ndryshimeve të situatës, e cila nuk varet nga ne.

Provimi i parë i Maturës është në datën 8 qershor. Pra, kemi gati edhe dy muaj deri atëherë.

Nëse situata do të përmirësohet, provimet e Maturës do të zhvillohen në qershor dhe diplomat do të merren në korrik, sipas planifikimit të mëhershëm.

Sigurisht, do të ndryshojnë disa kushte mbi mënyrën e organizimit dhe administrimit të provimeve.

Kjo do të ishte më e mira. Por nëse do të vijojmë të qëndrojmë në shtëpi, do të kemi një skenar të ri”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *