Pas shpalljes si fitues i edicionit të dytë të BBV, Luizi ka postuar për herë të parë në rrjetin e tij social, Facebook.
Për mes postimit ai ka shprehur habinë për të gjithë mbështetjen e madhe që ka marrë dhe gjithashtu premtoi se do të futej Live për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve që kanë fansat.
“Jam i habitur nga gjithë kjo dashuri dhe më mijera mesazhe që është e pamundur ti rikthej por ju premtoj se do të gjej kohë një ditë të futem Live këtu në Facebook për t’ju përgjigjur çdo pyetje që keni për mua! #meLuizin
Shumë dashuri për ju!,” shkruan Luizi.
Luizi ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Shqipëria live”, ku ka treguar sesi kanë kaluar orët pas finales së Big Brother VIP.
Në një moment gazetari e pyeti nëse shkoi tek shtëpia e Kiarës dhe Luizi nuk deshi të jepte më shumë detaje.
“Këto janë detaje që nuk na i lejon Vëllai i madh me i tregu. Ça po të duhet ty ku fjeta unë?”, i tha Luizi gazetarit ndërsa ky i fundit iu përgjigj se publiku është kurioz. “Jashtë nuk kam fjetur. Rrini të qetë”, tha Luizi.