Juristja Eni Çobani ka treguar se jeta e saj pas fillimit të emisionit ka ndryshuar dhe nuk është më ashtu siç ishte më parë.
Në programin “Arnautistan”, Çobani bëri të ditur se për shkak të prezencës së saj në media, ka pasur përparësitë e veta në punën e saj si avokate, megjithëse rasteve të saj si avokate nuk i është referuar gjithmonë.
Në lidhje me përgjimin e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, në zyrën e tij, në momente intime me një vajzë, ajo konfirmoi se kjo ngjarje ka lënë gjurmë edhe tek ajo, megjithëse nuk ka komentuar në lidhje me të më parë.
“Ky rast më ka prekur, se është dhënë një shfaqje publike shumë e rëndë, e një personazhi publik që vjen nga një botë biznesi, që ka krijuar një emër, të mirë apo të keq nuk e di.
Gjëja që më ka dhembur më shumë, sinqerisht ka qenë familja. Kam menduar në moment se çfarë dëmi të parikuperueshëm kanë pësuar.
Se di në përditshmëri për ngjarje më të vogla se sa të prekura janë familjet tona. Pakujdesia për këtë pjesë më ka bërë që të mendoj shumë thellë, që kaq të këqij jemi? Kush e mori të mirën e kësaj gjëje?
Asgjë nuk bëhet rastësisht. Pas kësaj patjetër ka patur një njeri të interesuar, ka patur një njeri që ka përfituar nga kjo ngjarje.
Sigurisht që koha do bëj të vetën. Besoj se edhe zoti Gjici do jetë i interesuar që ngjarja të marrë zbardhje. E kam vlerësuar aktin e dorëheqjes.
Rezulton se asnjëra nga palët nuk ka pasur interes për ta shpërndarë, por se si doli, kjo ngre pikëpyetje”.
Sipas saj, gjithë ngjarja është e fragmentuar dhe për të dhënë një vlerësim të saktë, duhet të shihet në tërësi.
Çobani ngriti pyetje deri në momentin kur ndodhi marrëdhënia intime në një zyrë publike.
“Edhe dhënia e tillë çon ujë në hullinë e atij apo asaj që është rekomanduar për ta bërë. Kjo nuk është një gjë rastësore.
Nuk është dhënë një gjë e plotë që kur hyri dhe deri sa doli.”