Nga tapeti i kuq, protagonisti i filmit “Në Kuadër të Dashurisë” Luiz Ejlli, ia ka dedikuar të gjithë suksesin fansave të tij.
Në disa fjalë drejtuar njerëzve që ishin mbledhur për ta pritur në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Luizi u shpreh mirënjohës për mbështetjen, pasi i ndryshuan jetën.
Fal mbështetjes tuaj janë këtu. U jam mirënjohës gjithë jetën, ju kam thënë që më keni ndryshuar jetën. Kam marrë vajzën më të mirë në botë. Ju dua të gjithëve, Zoti jua shpërbleftë,” tha Luizi.
Luiz Ejlli: Nëse do të më thoshe gjithë këto, do të përgjigjesha: Po ik mo Bledi. Zoti është i madh është treguar shumë bujar me mua. Unë ndoshta jam penduar me gjithë shpirt për disa gjëra që i kam bërë dhe i kam pranuar me kokë lartë, me lot në sy dhe sot jam këtu.
Është djers, mund, vuajtje, gëzim dhe jam mirënjohës. Uroj të mos ta prishë sepse njerëz jemi, por tani kam Kiarën këtu që më mban në shina.
E pyetur nëse vërtetë është një busull për Luiz Ejllin, Kiara tha se “jemi busulla e njeri-tjetrit”.