Në mbrëmjen pas spektaklit, ku banorët dolën në oborr për të shijuar këngët që u luajtën nga dy Dj e njohur Pm dhe Dagz, Kiara foli me Kristin dhe Oltën, për tu sqaruar lidhur me argumentin që ata dhanë, për lojën që ajo po bën në shtëpi.Kiara po ashtu u shpreh te Olta, se që prej 3 muajsh ka diçka që po e mban të fshehtë.





Kiara: E kam pak se ngaqë jam përshtatur këtu 3 muaj, dhe më tremb realiteti jashtë. Është një sfidë për momentin, por që do më kalojë. Kam shumë e shumë gjëra që nuk do kenë rëndësinë ti diskutojmë jashtë dhe do ta kuptosh…
Olta: Jashtë Luizi nuk më ndan dot nga ty…. Kiara: Dhe do ta kuptosh që kam që tre muaj që diçka e kam mbajt përbrenda. Olta: Kam përshtypjen që e di. Kiara: Jo nuk e di, se se kemi folur. Olta: Ashtu ë?





Teksa të gjithë banorët po këndonin e kërcenin në oborr, Luizi u shkëput dhe qëndroi vetëm në verandë. Olta vuri re që ai nuk po kërcente me pjesën tjetër dhe shkoi u ul pranë tij.
Ajo i tha Luizit të ngrihet dhe të kërcejë bashkë me të tjerët, por ky i fundit shprehu mërzinë për nominimin e kësaj jave, që siç dihet Kiara është në televotim me Oltën.
Ai i tha Oltës që i vjen keq edhe për Kiarën, por edhe për të, sepse sipas Luizit, Olta nuk ka pse të largohet në këtë pikë të lojës.




