20 vite Burg! Meta terbohet i prangosur ne Gjyq: O Dumduman, mbaje mend cdo te te bej

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me tone të ashpra i është drejtuar me fjalë banale dhe ofenduese kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Në sallën e gjyqit, Meta e ka fyer kreun e SPAK, duke iu rikthyer nofkave që i ka përdorur edhe kur ishte në liri, duke e thirrur: Dumduman, qen!

Por madje edhe e ka kërcënuar, ka kapur veshin duke i thënë: Këtu ta kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar!

Megjithatë nuk është ndalur me kaq, në një moment ka kaluar edhe në fyerje personale dhe tejet vulgare. Por ndonëse Meta e ka fyer gjatë seancës, as Dumanim, as Arben Kraja dhe as Sotir Kllapi nuk kanë reaguar. Prokurorët kanë qendruar të qetë përballë fyerjeve dhe akuzave të ish-presidentit.

Më tej, Meta i ka akuzuar se arrestimi i tij ka qenë politik. “Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit, merrni urdhër nga Rama, është shkelje e ligjit”, mësohet të ketë thënë Meta sipas raportimeve që gazetarët e kronikës kanë bërë nga zhvillimet në seancë./ZËRI

– Monika Kryemadhi tha nga ambientet e jashtme të Gjykatës së Posaçme se ajo ka deklaruar të gjitha të ardhurat e saj. Madje shtoi se xhaketën që kishte veshur sot ishte Michael Kors dhe se e kishte të deklaruar. Ajo tha se nuk iu trembet akuzave të Prokurorisë së Posaçme, pasi si ajo dhe prindërit e saj nuk kanë asgjë për të fshehur, pasi kanë deklaruar të ardhurat e fituara.

“Ndiqni paranë. Unë paranë ndoqa ngaqë shkova tek ata. Me lekët e mia i kam blerë. Mos i kam blerë me lekët e Edi Ramës apo të SPAK. Unë nuk e kam fustanin si Ajola Xoxa që e ka Dolce & Gabbana dhe thotë ma ka qepur gjyshja. Unë i kam të deklaruara. Kam lindur në Tiranë në 1974. Nuk kam ardhur në Tiranë. Kam mbaruar universitetin e Tiranës, kam mbaruar master doktoraturë, të gjitha dhe me forcat e mia.

Nëse ka një gjë, po të kisha para për të fshehur nuk përdorja karta krediti, por para cash. Edhe këtë xhaketën Michael Kors e kam, me lekët e mia e kam ble, mos e kam ble gjë me lekët e Ramës, tuat apo të SPAK. Unë i kam deklaruar të gjitha, s’kam frikë për të deklaruar paratë e prindërve që i kanë të deklaruara dhe të fituara”, tha Monika.

Monika Kryemadhi, pasi doli nga ambientete e Gjykatës së Posaccme ka “shpërthyer” ndaj togëzave të zeza, duke thënë se ata nuk kanë “b***ë” me fol, dhe duhet të presin lejen e Kryeministrit Edi Rama për të dhënë vendimet e tyre. Ajo e quajti një provokim për familjen e saj seancën e përbashkët me Metën sepse është në një proces divorci me të, pasi seanca duhet të mbahej individuale. Kryemadhi, më tej shtoi se ajo nuk ka besim tek drejtësia e SPAK.

“Sot kam kuptuar që veglat njëpërdorimëshe të Edi Ramës dhe të grupit të strukturuar kriminal që nga inceneratorët, 5D, koncesionet, ne sot i pamë në fyturat e tyre të veshura me togat e zeza. Prandaj nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të inkriminuar. Sot kanë bërë një provokim të hapur për mua dhe familjen time. E dinë marrëdhënien time me zotin Meta dhe na kanë futur në një sallë, kur secili ka masë arresti dhe seanca duhet të ishte individuale. Asnjë nga ne nuk është akuzuar, por të dyshuar.

Për të larguar vëmendjen kërkojnë të bëjnë dhe një shoë mediatike dhe politik, ndoshta dhe emocional. Më vjen keq që emocionet e tyre nuk i kënaqim dot. Ku kanë b***ë me fol ata. Ku flasin dot pa lejen e Ramës. Arben Kraja a e ka mbesën në Bashkinë e Tiranës drejtore të prokurimeve. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi. Unë nuk jam besimplotë në SPAK as te drejtësia e Vlahutin. Të gjithë këta të BKH-së a dini kush i ka trajnuar. Burri i Romana Vlahutin”, tha Kryemadhi.