Si e ndaloi Edi Rama arratisjen e Ilir Metes ne Hungari, dalin te dhenat e sherbimeve sekrete

Analisti Arjan Curri tha se polica kishte informacione që Meta mund të arratisej drejt Hungarisë.

Ai tregoi se nga informacionet e policisë që duhen marrë me rezerva, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë fundjavën e shkuar, Meta ka bërë një telefonatë me Hungarinë që është përgjuar dhe që pretendohet të ketë qenë një tentativë arratisjeje në këtë vend siç bëri ish-kryeministri i RMV, Gruevski.

“Policët kanë thënë se Ilir Meta po planifikonte një arratisje. Sipas përgjimeve ka qenë që nga e premtja në Kosovë, të gjitha me rezerva por ne do i themi se jemi gazetarë.

Sipas policisë ka ndodhur një telefonatë nga Kosova me Hungarinë, sipas policisë gjithmonë, që kjo telefonatë është përgjuar kishte dyshime për një arratisje drejt Hungarisë, duke imituar Gruevskin që ka qenë në të njëjtat pozita me drejtësinë në RMV. Por sipas të njëjtave burime, nuk ka marrë garanci nga autoritetet hungareze.

Ju e dini vizitën e fundit të Ramës në Hungari dhe takimin me Orban dhe miqësinë që kanë kështu që mund të ketë lobuar edhe vetë Rama që ky plan i arratisjes të mos kishte sukses.

Sepse për mua Ramës i intereson arrestimi i krerëve të opozitës që të ketë shumicë absolute kushtetuese”, tha Curri ne Euronews