O bir mos na vrit! Cmenduri ne Fier, djali tenton te vrase prinderit dhe i ve zjarrin shtepise

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 42-vjeçar ka tentuar të vrasë prindërit e tij të moshuar duke i vënë zjarrin banesës.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, flakët përfshinë një banesë ku ndodheshin dy të moshuar. Sipas informacioneve nga policia, shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje dhe arritën të nxjerrin të moshuarit në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit arritën të fiknin zjarrin dhe të parandalonin pasoja të mëtejshme.

Hetimet paraprake treguan se djali, A. S., ka mbyllur dyert e banesës për t’i ndaluar prindërit që të ikin dhe më pas është larguar. Ai dyshohet se kishte ushtruar më parë dhunë ndaj tyre.

Policia e Fierit ka arrestuar A. S. dhe materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Fier/Tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, duke i vënë zjarrin banesës, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët.

Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të
Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar.

Po nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. S., 42 vjeç.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”

https://www.facebook.com/share/v/oB7ZxRC95DQNau3A/?mibextid=gtsPdC