Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë Vilma, një grua e cila prej vitesh është trajtuar keq nga burri dhe familja e tij.
Ajo ka duruar çdo ofendim dhe sharje nga ata dhe sërish nuk ka nxjerrë zë.
Një gjë që e ka mërzitur dhe lene pa fjale më tepër, është momenti kur e ka kapur burrin me një femër tjetër duke e tradhëtuar në dhomën e saj të gjumit.
Ishte një zhgënjim i madh për të, por sërish heshti, nuk dëshironte që familja e saj të dëmtohej.
Ardit Gjebrea: Pse nuk divorcoheshe?
Vilma: Kam pasur shumë arsye të forta për t’u divorcuar. Kur kam pasur çunin 1 vit e gjysmë, e kam gjetur bashkëshortin me dikë që më tradhëtonte. Ka qenë një skenë e paparë. I pashë me sytë e mi në dhomën time të gjumit.
Ardit Gjebre: Si reaguan ata?
Vilma: Nuk reaguan fare, as unë nuk reagova, vetëm kaq thashë si ka mundësi dhe kam ikur. Jam një tip që më shumë mbuloj të tjerët sesa veten time dhe i thashë jo se do të ta fal, por po e bëj për hatër të djalit dhe po hesht.
Këtë histori ja tregoj mamit dhe mami më thotë merre çunin dhe hajde. Unë i thashë që kur doja të kthehesha ti nuk pranoje, kështu që tani unë do ta vuaj në vetëvete dhe unë do rrij këtu.
Ardit Gjebrea: Mamit ia tregove se me kë ishte bashkëshorti?
Vilma: Po dhe nuk e prishte, ngeli shumë e befasuar, por i jam përgjëruar unë që të mos bëjë asnjë gjë.
Ardit Gjebrea: Kjo gjë nuk është diskutuar më kurrë?
Vilma: Kur më shante dhe ofendonte bashkëshorti, i thoja të paktën unë nuk kam bërë këto gjëra që ke berë ti dhe ai më krenari më thoshte, më lumtë mirë kam bërë. Kur bëri djali 3 vjeç, kam lindur vajzën. Ishim 14 veta në shtëpi që jetonim. Motra me bashkëshortin dhe fëmijët, unë, kunati i vogël, kunata dhe dy prindërit e ish-burrit.