E kanë mbajtur sekret për 12 vite, Flori zbulon lidhjen e tij dhe të Eneda Tarifës: Te dy kemi nje

“E ke ti një talent edhe pse unë nuk po ta them.” Ju kujtohet kjo frazë? Bëhet fjalë për këngën e Flori Mumajesit “Playback” me të cilën konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2010.

Edhe sot kjo këngë mbetet një ndër më ritmiket e kantautorit. Mirëpo një detaj që nuk e dinim rreth kësaj kënge na e ka zbuluar pas 12 vitesh vetë Flori.

Pjesë e saj ka qenë edhe këngëtarja e njohur Eneda Tarifa. Zëri i vajzës në sfond, që sipas Mumajesit i ka shtuar 50% të suksesit kësaj kënge është pikërisht i Enedës.

Ka qenë vetë Flori i cili ka ndarë në Instagram një video nga performanca ku krahas shkruan: “Në atë kohë nuk ishte ide dhe aq e mirë të merrje pjesë në festival me një këngë të tillë. Zërat që për mua i dhanë këngës 50% që i mungonte janë të bishës Eneda Tarifa”.

Edhe kjo e fundit i është përgjigjur në llogarinë e saj sociale, duke ripostuar story-n e kantautorit. Eneda u tregua dorëlëshuar teksa shprehnte mendimin e saj për kolegun.

“Prit njëherë se nuk e dimë kush është bisha këtu…Nuk mund të mos frymëzohesh nga ty..Mua zëri më ka buruar në çdo gjë që kemi prodhuar bashkë…Nuk ka dy në muzikë si ty Flor! Je dashni.”

Kujtojmë që Flori Mumajesi së fundmi ka qenë kryefjalë e mediave, pas deklaratave të tij të “çuditshme” se kishte fshirë disa nga këngët në “Youtube”. Sipas Florit muzika e tij kishte vdekur, pasi asnjë nuk e kishte kuptuar se këngët e tij ishin fshirë.

Kjo situatë shkaktoi një vrull të madh reagimesh, madje bëri që kantautori të rikthente këngët e tij. Flori pas gjithë “dramës”, solli edhe këngën më të re “Mbaroj për ty.”