E mori per grua pasi e para e la pa kokerr Leku! Endri Prifti ben veprimin e madh ndaj gazetares

“Zemra ime të dua”, Endri Prifti prek me mesazhin emocionues ndaj gazetares
Këngëtari i njohur Endri Prifti ka zbuluar prej kohësh lidhjen e tij të dashurisë me gazetaren dhe moderatoren Ola Bruko.

Ditën e djeshme, Ola festoi 42 vjetorin e lindjes së saj në shoqërinë e fëmijëve, familjes, miqve, kolegëve dhe partnerit të saj, Endrit.

Kjo festë speciale u shoqërua edhe me një postim nga Endri në rrjetet sociale, ku ai e uronte moderatoren me fjalë të ngrohta dhe shprehte dashurinë e tij për të në publik.

‘Edhe 100 zemra ime..’- nis urimin Endri, duke përmendur edhe fëmijët e partneres. Në fund, ai e mbyll me fjalën më të bukur të dashurisë: “Të dua!”.

Rrëfehet këngëtari: U divorcova sepse më tradhtonte, por më pas e kuptova se e dashuroj akoma.

Tri vite më parë ai e zgjidhi në gjykatë martesën me gruan e dytë, Anjeza, por pohon se dashuria për të ishte aq e madhe, sa lidhja vazhdoi edhe pas divorcit. Endri Prifti, kantautori 39-vjeçar nga Korça, rrëfen se si i dha fund përfundimisht marrëdhënies së tij pasionante pas divorcit me ish-gruan e dytë, e cila sipas tij ka qenë muza e frymëzimit për të gjitha këngët e dashurisë që ka shkruar…

Endri si po shkon jeta jote private, vazhdon të mendosh që s’ke njohur asnjë femër që të zëvendësojë ish-gruan e dytë?
Në fakt, mediat ka kohë që interesohen për jetën time private dhe më pyesin për martesën time dhe divorcin para tri vitesh në Gjykatën e Korçës, por ja ku po ju tregoj që nga gruaja ime e dytë sapo jam ndarë përfundimisht.

Çfarë do të thotë kjo që tashmë ndaheni përfundimisht, pra pavarësisht divorcit keni qenë bashkë?
Pikërisht, të ndarë ishim me letra, po bashkë ishim prapë. Nejse, mendoja se ishit në dijeni të kësaj lidhjeje me ish-gruan time pas divorcit…

Në fakt miqtë tuaj të afërt kanë dëshmuar se vazhdonit të shoqëroheshit me ish-gruan, por më shumë është perceptuar si një miqësi e ruajtur për hir të djalit që keni nga martesa juaj?
Jo nuk ka qenë thjesht e tillë, por ka qenë një marrëdhënie mes nesh. Madje, mund të them se gjithë kohën kemi qenë bashkë. Që pas divorcit ndaheshim nja dy muaj maksimumi dhe lidheshim sërish. Edhe pushimet në verë të dy i kaluam në Durrës e Dhërmi, së bashku më dy djemtë (djalin nga martesa jonë dhe djalin tim të madh nga martesa ime e parë).

Duket se divorci ka qenë një vendim i nxituar, përderisa i jeni rikthyer sërish lidhjes?
Po, pasi pavarësisht divorcit unë kam qenë i dashuruar, aq sa mund të them se Anjeza ishte frymëzimi i shumë këngëve të mia.

Dhe çfarë ndodhi që u ndatë përfundimisht?
Për të folur më qartë, mund të them se me logjikë kësaj historie unë i kisha dhënë fund që para tri vitesh, por prapë e doja Anjezën. E solla në Tiranë, pasi ajo jetonte në Korçë, e sistemova me punë këtu. Një nga çështjet e diskutuara mes nesh ishte se ajo nuk donte të mbante djalin tim të madh, pasi i dukej sikur ishte dado, pra jo siç vendosëm kur u martuam në fillim. Pastaj nuk e di se çfarë kërkonte fshehurazi…

Çfarë doni të thoni me këtë?
Në fakt kisha kohë që dyshoja për një lidhje të saj të fshehtë, por në fund e vërtetova.

Si reagove në momentin që mësove të vërtetën? Bëre ndonjë skandal si tip impulsiv që njihesh?
Jo, asgjë nuk bëra pasi isha mësuar me këtë brengë që ndieja.

Pavarësisht çfarë ka ndodhur mes jush, sa mundësi ka që të mund t’ju shohim bashkë?
Në fakt lidhja jonë pas divorcit nuk dihej nga të gjithë, dhe ajo e hiqte veten si të ndarë. Por përfundimisht historia ime e gjatë e dashurisë merr fund këtu, edhe pse, sa shumë e doja e kam shprehur me këngët e mia që ia kam dedikuar asaj.

Janë të paktë artistët shqiptarë që vendosin të japin deklarata të tilla për jetën e tyre. Pse vendose ta ndash me lexuesit?
Duhet ta deklaroja këtë të vërtetë të jetës sime, edhe për faktin se dua që nga kjo histori të qetësohet edhe princesha ime e ardhshme.

Endri dhe Anjeza, pasioni që zgjati më shumë se tre vjet
Lidhja e tyre ishte komentuar si një dashuri e vërtetë për kantautorin Endri Prifti, i cili më pas nuk ngurroi të deklaronte në gazetën “Panorama” se ndjenja e fortë që kishte përjetuar me Anjezën e kishte bërë të mos i hynte në sy asnjë femër tjetër më pas. Nga martesa e tyre ata kanë një djalë 5-vjeçar, i cili është nën kujdestarinë e saj. Kjo lidhje është nga rastet e rralla kur një artist vazhdon historinë e tij pas divorcit. Pas ndarjes, Endri shkroi baladën “Do vazhdoj të flas”, dedikuar ish-bashkëshortes, dhe ai pohoi se ky ishte një dedikim posaçërisht për femrën e zemrës. Anjeza njihet për pamjen e saj të bukur, dhe është diplomuar në Itali për Pikturë.

BESARTA KADIU