Të ka ndodhur të zgjohesh në tre të mëngjesit për disa ditë rresht? Ka disa shpjegime për këtë fenomen.
”Dita nuk do nisë aspak mirë”, Horoskopi e Martë 3 Dhjetor, ja çfarë parashikojnë yjet për ju
Ky “zakon” i ndodh shumë njerëzve disa ditë të javës. Lajmi i mirë është që këto zgjime zakonisht nuk janë shqetësuese, sidomos nëse kthehesh në gjumë shumë shpejt. Por nëse të prishet gjumi, duhet të zbulosh pse po ndodh.
Disa nga arsyet që mund të fshihen pas këtij fenomeni janë:
Ankthi, shqetësimi, stresi: Të tre këta faktorë nxisin trurin të shkojë në “gjendje lufte” duke lëshuar hormone. Ndër pasojat e lëshimit të tyre është edhe ndryshimi i rrahjeve të zemrës, marramendja dhe tharja e gojës (që të bën të zgjohesh në shumë raste nga gjumi).
Duke qenë se niveli i kortizolit rritet rreth orës 2-3 të mëngjesit, ai është edhe momenti kur janë gjasat më të larta të zgjohesh prej stresit dhe ankthit.
Niveli i ulët i sheqerit në gjak mund të shkaktojë po ashtu probleme, duke u ndjekur nga zgjimi në orët e para të mëngjesit. Ka persona që e hanë vaktin e fundit rreth orës 7 dhe trupi e lëshon ndjesinë e urisë 8 orë më vonë, pra në orën 3 të mëngjesit, duke të prishur gjumin.
Efektet e përdorimit të një substance narkotike të caktuar mund të sjellin probleme me gjumin, por në këtë rast të duhet të konsultohesh patjetër me një mjek, pasi gjumi mund të jetë tregues i problemeve më të thella se aq.
Trupi po moshohet, ndaj ky mund të jetë një tjetër shpjegim për zgjimin tënd në orën 3. Kjo ndodh përgjithësisht prej nevojave fizike për të shkuar në tualet, rregullimit të temperaturës në dhomë e të tjera.
Disa probleme shëndetësore si refluksi, probleme me shëndetin mendor, apo me zemrën, mund të jenë po ashtu shkaku i zgjimit tënd. Por secila prej tyre duket të konsultohet me mjekë specialistë.
Për të ndihmuar veten sugjerohet të mos hahen vakte të rënda para gjumit, të mos pini kafe dhe të siguroheni që temperatura e dhomës të jetë e qëndrueshme.