Ngjarje tragjike! Djali i Perputhen humb nënën, aksidentohet vete dhe i digjet shtëpia (Video)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak para regjistrimeve të puntatës së fundit të emisionit “Përputhen”.

Një prej konkurrentëve të programit të dashurisë, Blendon, teksa po udhëntonte me makinë rrugës për në Kosovë, mësoi lajmin se nëna e tij është ndarë nga jeta.

Ky moment i rëndë u pasua nga një tjetër ngjarje, ku Blendoni pësoi edhe një aksident të rëndë me makinë, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka qenë edhe i pranishëm në studion e “Përputhen”.


Mirëpo situatat e vështira të Blendonit nuk mbarojnë me kaq.

Megi Pojani, moderatore e “Përputhen”, teksa fliste për lajmin e rëndë, zbuloi më tej se Blendonit ditën pasardhëse i është djegur nga flakët edhe shtëpia.