I thane se u merr leke njerezve! Eni Cobani degradon ndaj vajzes: Kape fort ate qe te…

Një qytetare ka ndarë publikisht një incident me ndërmjetësuesen Eni Çobani duke rrëfyer se si kjo e fundit i është drejtuar me fjalë ofenduese në mesazhe private.

Sipas mesazhit të publikuar, ndjekësja pretendon se një mikja e saj kishte komentuar në një post të saj në lidhje me disa të pavërteta të pretenduara në emisionin e zonjës Çobani, duke e akuzuar për manipulim dhe marrje parash nga qytetarët që paraqiten në programin televiziv.

Ndjekësja shprehet se mikja e saj kishte shprehur mendimin e saj pa përdorur ofendime, por komenti i saj ishte fshirë dhe më pas kishte marrë një mesazh privat me gjuhë fyese nga zonja Çobani.

“Kape fort atë që ke se të mban me bukë dhe mbulohu sa më shumë moj idiote femër”,-është mesazhi i Çobanit.

Ndjekësja shton se ky reagim erdhi pasi mikja e saj kritikoi publikisht emisionin dhe mënyrën se si trajtohen rastet, duke akuzuar zonjën Çobani se përfiton financiarisht dhe i nxit njerëzit të gënjejnë.

“Përshëndetje JOQ!

Dua t’ju dërgoj një foto për t’ju treguar sesi zonja Eni Çobani u kthen përgjigje grave të mbuluara. Një mikja ime i kishte shkruar dhe i kishte nxjerrë në pah të gjitha gënjeshtrat që thuhen në emisionin e saj në TV Klan. Ajo u merr para njerëzve dhe i mëson të gënjejnë.

Mikja ime kishte komentuar dhe kishte treguar të vërtetën, por ajo i ishte përgjigjur privatisht në këtë gjuhë. Për më tepër, komenti i saj ishte fshirë. Ajo nuk kishte ofenduar askënd, thjesht kishte thënë atë që është e vërtetë.”