Ky eshte njeriu qe dyshohet per*dhunoi me vite Parashqevi Simakun/ Xhelati i komunizmit Luan Pobrati

Parashqevi Simaku u shfaq ditet e kaluara ne te gjitha portalet dhe mediat shqiptar ne nje gjendje te mjerueshme ku tregonte se ishte e pastrehe dhe priste ne rradhe per ndihma.

Ajo dukej ne nje gjendje jo te mire dhe sic u perfol ka kaluar edhe disa faza jo te mira shendetesore me nje hemoragji cerebrale dhe depresion pas divorcit me ish-bashkeshortin e saj dhe marrjen e kujdestarise nga ana e tij te djalit e tyre.

Pas gjithe ketij shperthimi mediatik, nje nga lajmet qe beri me shume buje ishte per dhunen qe Sigurimi i Shtetit i ka shkaktuar ikones se muzikes shqiptare.

Deklarata me tronditese ishte nga gazetari kosovar Milaim Zeka i cili tha se Parashqevi Simaku ishte perdhunuar rende nga nje sigurims i njohur i cili quhej Luan Pobrati. Por kush eshte Luan Pobrati?

Luan Pobrati, ish drejtues i Sigurimit në kohën e regjimit komunist është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 67 vjeçare. 

Ai ka qenë një ndër specialistët e njohur i shërbimeve sekrete. Për një periudhë, para viteve 90’, ai ka shërbyer si drejtues i lartë i ish-sigurimit famëkeq të shtetit, i ngarkuar në rekrutimin e inteligjencës universitare, ndërsa mbas vitit 1997, ishte Inspektor i Përgjithshëm i Kryeministrit Luan Pobrati është arrestuar nga Berisha ne vitin 1992 dhe është akuzuar për krime gjatë kohës së regjimit komunist.

Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Veli Myftari ka njoftuar ndarjen nga jeta të Pobrati ditën e Dëshmorëve të Atdheut.

 “Një lajm i hidhur për një humbje të parakohshme, Luan Hekuran Pobrati, sikur e kërkoi qëllimisht këtë dite, ne Ditën e Dëshmoreve te Atdheut ! Luan një mik i rralle i shume vetëve, pasionant ne detyrën e tij e Atdhetari te Larte, si dhe vete prejardhja nga babai Hekuran Pobrati, Heroi i Popullit,  mik i tim Eti, Xhemalit, kuptohet jeta partizane dhe e mëpasme ne lufte me bandat e kohës ! Lamtumire Shoku dhe miku ynë i mirë ! Ngushullime Familjes se tij !”, shkruan Myftari.