E rende ne Itali! I moshuari vret shqiptarin 45 vjec, i kishte marre gruan dhe donte te…

Një 45 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një i moshuar italian 78- vjeç. Viktima është identifikuar si Dritan Hakaj, ndërsa autori është Walter Budri, shtetas italian. Ngjarja është shënuar të shtunën e 26 tetorit përpara banesës së pensionistit në rrugën Varese në Garbagnate Milanese, në veri të Milanos në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se viktima kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e autorit.

Nga hetimet e para Hakaj frekuentonte shtëpinë ku jetonte Budri me gruan e tij, gjithashtu shqiptare. Por në orën 3 të mëngjesit, 26 tetor, 45-vjeçari mbërrin i dehur në banesën e çiftit. Ai sulmon gruan, përballë djalit të saj 11-vjeçar, të cilin e kishte pasur nga një lidhje e mëparshme. Në shtëpi ishte edhe bashkëshorti i saj, i cili me një pistoletë Beretta 22 qëllon 2 herë në ajër për të trembur ‘të dashurin e gruas’ shkruan Corriere della Sera.

Viktima del nga apartamenti dhe zbret shkallët në tentativë për tu larguar, ndërkohë i moshuari e ndoqi me ashensor dhe të dy u takuan në katin e parë, ku ka pasur dhe një tjetër përleshje mes të dyve si dhe një plumb tjetër në ajër.

Katër gëzhoja pistolete janë gjetur në vendngjarje nga policia, ndërsa njëra ka goditur 45 vjeçarin në gjoks.

I moshuari është arrestuar për akuzën e vrasjes me dashje pasi në dëshminë e parë për policinë tha se e kishte qëlluar pas sherrit me 45 vjeçarin, ndërsa dha një dëshmi tjetër për prokurorët.

Edhe arma e cila mbahej pa leje nga i moshuari në shtëpi është sekuestruar. Viktima ishte banues në Milano, i papunë, me precedentë në trafikun e drogës, prostitucionit dhe vjedhje.