“Është zbuluar një hartë sekrete ruse”, trondit Karamuço: Te behemi gati: Ja cdo i ndodhe Shqiperise

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në Top Story në një diskutim për sulmin në terrorist në veri të Kosovës, ku shpërtheu një kanal, foli për një hartë të pushtimit rus.

Sipas tij, kjo hartë ka në fokus vendet e Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria e Kosova, për të kryer akte të tilla, duke prishur këtu sigurinë dhe qetësinë e këtyre.

“Është shfaqur një hartë që mbahej sekret, e Rusëve. Harta e sulmeve mbi Evropën. Jemi edhe ne, është dhe Kosova… e rrethuar me të kuqe.

Janë harta me veprime subversive që do bëhen. Ka filluar plani në Angli me shpërthimin e depove të mëdha të predispozuara për në Ukrainë,

shpërthime në Baltik, të një avioni me ndihma. Kemi telefonata pafund në Evropë për vendosje bombash dhe në Çeki në rrjetin e trenave”, tha eksperti.

Profesori e përshkroi situatën si të “paqëndrueshme”. Nuk do ketë luftë frontale, tha ai, por “këto akte terroriste, do cenojnë sigurinë në Kosovë, duhet të jemi të përgatitur.”