Kam gruan dhe plot dashnore! Cekja i Beratit e thote troc: Gruaja ime donte vetem te

Me rolet e tij ka bërë për vete shumë fansa dhe madje ende sot mbahen mend komeditë: “Një baba tepër”, “Gjithë fajin e ka paraja”, “Pesha e gruas sime”, “Pushime në Romë”.

Bëhet fjalë për aktorin e dashur për publikun shqiptar Sejfulla Myftari, ose i njohur si Cekja i Beratit.

Ai ka dhënë së fundmi një intervistë për story ku ndër të tjera ka folur edhe për martesën e tij 40-vjeçare.

Gjatë kësaj interviste, Cekja i ka habitur të gjithë kur publikisht ka pranuar se e ka tradhtuar bashkëshorten, duke deklaruar se pasur të dashura, ndërkohë që ka qenë i martuar.

Aktori ka rrëfyer se: “E di që do të botohet kjo që po deklaroj, por po, kam pasur femra jashtë martese”.

Pavarësisht kësaj deklarate, Cekja vazhdon ende të jetë i martuar me të njëjtën grua, me të cilën ka tre fëmijë. /intv.al/