Meteorologu Hakil Osmani ka treguar se si do të jetë moti këtë javë. Ai ka zbuluar se ditën e mërkurë do të fillojnë vranësirat,
ndërsa dita e hënë dhe e martë do të mbizotërohet nga moti me diell. Sakaq, Osmani ka theksuar se vranësirat do të shtohen dhe më shumë në të gjithë territorin ditën e premte.
“Pjesa më e madhe e kësaj jave do të jetë në mbizotërimin e motit të qendrueshëm, duke bërë që intervalet me diell
do të jenë më të dukshme ditën e hënë dhe ditën e martë. Ndërsa, nga e mërkura do të kemi shpeshtim gradual të vranësirave.
Dita e premte do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin shqiptar. Ç’ka do të bëjë të kemi reshje kryesisht në zonën e vendeve të ulëta,
ndërsa sa i përket zonave malore do të ketë reshje dëbore. Kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit, të parën deri ditën e enjte ndërsa maksimumet mbeten rreth vlerës 16 gradë celcius”, tha ndër të tjera ai.