Gjinekologu Balili: Shqiptarët nuk dinë të bëjnë s*ks, mesojeni njehere e mire se si te kenaqeni

I ftuar në “E Diel” gjinekologu Shkëlqim Balili ka folur në lidhje me marrëdhëniet seksuale në Shqipëri.

Ai tha se marrëdhëniet seksuale jo të shëndetshme sjellin dhe tragjedi, si vetëvrasje tek adoleshentët.

“Marrëdhënia seksuale është biologjike dhe e ka dhënë zoti. Marrëdhënie seksuale kanë të gjithë qeniet e gjalll në planet. Marrëdhënia seksuale duhet të respektohet dhe ka një aksiomë, ka një gjë shumë të rëndësishme që është jetike, është e domosdoshme, është iperative.

Seks i sigurt do të thotë, e para, të mos prishet familja, e dyta, të prevenohet shtatzania e padëshiruar, sepse sjell trauma, dhe tjetra, të ketë respekt ndaj partnerit.

Zoti e ka bërë që burri është më aktiv, më i shpejtë, dhe tek burri duhet parë gjendja psiko-seksuale. Burrat duhet të jenë më tolerantë dhe të presin, sepse gruaja do pak trajtim”, tha gjinokologu.

Gjinekologu i njohur, Shkëlqim Balili, i habiti të gjithë pak ditë më parë ku bëri një deklaratë ku tha “se vajzat që ngelin shtatzënë 30 vjeç i quaj plaka”.

I ftuar sot në rubrikën “Në trotuar” në “E Diell”, Balili sqaroi deklaratën e tij që bëri shumë bujë në rrjet,

“Fjala plakë nuk është e këndshme, është biologjike. Njeriu ka dy mosha, mosha kronologjike dhe mosha biologjike. Fakti është që gratë kanë 5 faza.

Fëmijëria, puberteti, adoleshenca, periudha seksuale dhe menopauza (gruaja humbet aftësinë për të prodhuar). Më e rëndësishmja është faza e riprodhimit.

Para pak ditësh isha në një konsultë ku një 12-vjeçare ka ngelur shtatzënë nga një 23-vjeçar me precedentë penalë.

Problemi qëndron se kam konstatuar se prindërit duhet të jenë më të përkushtuar në periudhat që kalon fëmija. Edukimi seksual duhet të bëhet me gojë të hapur, i plotë dhe i pashmangshëm, nga mosha 5-7 vjeç.

Edukimi nis që nga dita e lindjes. Në moshën 2 vjeç fëmija duhet të dijë 50 fjalë. Ata që nuk e marrin edukatën në 2 vjeç, ata nuk edukohen më”, tha mjeku gjinekolog.