Nga neser nis fati i madh per keto 3 shenja! Chrysanthi zbulon cju pret kete Dhjetor

Astrologia Chrysanthi Kalogeri në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan bëri parashikimin e muajit Dhjetor për 12-të shenjat e horoskopit.

Duke e cilësuar si një periudhë gazmore për shkak dhe të festave astrologia tregoi se tre hënat që do të shoqërojnë muajin do të sjellin ndryshime në sferën financiare dhe personale për secilën shenjë.

“Dhjetori nis me një hënë të re në shenjën e Shigjetarit dhe mbaron me një Hënë të re në shenjën e Bricjapit, pra ky muaj ka tre hëna.

HBAgency
Dy hëna të reja në datën 1 dhe në datën 31 Dhjetor dhe Hëna e plotë në datën 15 Dhjetor. Hëna e re që zhvillohet në datën1 Dhjetor do të përcaktojë klimën e javës dhe kryesisht klimën e 15 ditëshit të parë të Dhjetorit.

Në përgjithësi tendenca e muajit është gëzimi, dëshira për të kaluar bukur dhe këndshëm duke qenë se jemi dhe në periudhë festash,” tha astrologia.

Dashi: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju pasi Hëna e plotë që zhvillohet në shenjën e Shigjetarit favorizon planet tuaja për të ardhmen, favorizon planet tuaja që lidhen me jetën tuaj personale dhe profesionale. Kështu që një program i mirë i së ardhmes afatshkurtër do të ishte një nga iniciativat që ju mund të ndërmerrni këtë periudhë. Nuk përjashtohet mundësia që ju të vendosni një kurorë për një bashkëjetesë apo për përforcimin e marrëdhënies suaj. Gjithashtu do të keni përgjegjësi më të mëdha në punë, do të keni mundësi të udhëton. Në përgjegjësi periudha favorizon planet tuaja personale dhe erotike. Por nga data 6 Dhjetor deri në datën 7 Janar duhet të jeni të kujdesshëm, në problemet që do të lidhen me jetën tuaj erotike dhe personale. Në dhjetëditëshin e fundit të muajit duhet të jeni të kujdesshëm dhe të trajtoni me qetësi tensionet që do të keni, mbani në intimitet jetën tuaj personale dhe veproni larg syve të të tjerëve. Megjithatë Dhjetori për ju do të jetë një periudhë krijuese dhe erotike.

Demi: Është një muaj shumë i rëndësishëm për sferën financiare dhe për jetën tuaj personale, emocionale. Në sferën financiare duhet të evitoni shpenzimet e tepërta, duhet të mos ndërmerrni iniciativa financiare nëse nuk jeni plotësisht të bindur për atë që do të filloni. Në rastin se keni një plan që jeni të bindur që do të jetë i suksesshëm vetëm atëherë mund të ndërmerrni iniciativa financiare. Njëkohësisht në javën e parë të Dhjetorit mund të veproni për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me pronën apo një mbështetje që kërkoni. Nga data 7 Dhjetor dhe deri në datën 7 Janar mund të keni problemet me familjen, pronën dhe karrierën. Të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës mund të hasni probleme që do të ishte mirë t’i trajtoni me qetësi, strategji dhe t’u përshtateni ndryshimeve që mund të vijnë. Nuk është momenti që të ndërmerrni vendime përfundimtare.

Binjakët: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju, për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja ku do të keni shanse unike si në propozime për bashkëpunime profesionale, ashtu dhe në jetën tuaj personale. Në jetën tuaj personale gjërat janë në një antitezë. Ju që jeni në një marrëdhënie duhet të punoni për ta përforcuar, ndërkohë ju të tjerët që do të keni shanse të tjera mirë është që të zgjidhni shansin e parë që do iu paraqitet. Gjatë kësaj periudhe duhet të përpiqeni që të përforconi marrëdhëniet tuaja shoqërore ose marrëdhëniet me persona të rëndësishëm të ciklët do të jenë të dobishëm në veprimtarinë tuaj. Do të keni takime të shumta, do të keni mundësi për udhëtime dhe nga data 7 Dhjetor deri në datën 7 Janar do të hasni pengesa që lidhen me planet për të ardhmen ose me një udhëtim. Përpiquni që t’i trajtoni me mençuri pa shkuar kundra rrymës së ngjarjeve. Gjithsesi është një periudhë zhvillimi për ju.

Gaforrja: Dhjetori do të jetë një muaj i ngarkuar lidhur me përditshmërinë tuaj, lidhur me punën dhe gjërat që kanë të bëjnë me familjen. Duhet që të veproni me organizim dhe disiplinë. Në punë evitoni çdo gabim që mund të krijojë kushtet për prapaskena dhe kushtet për të përfolur gjëra rreth emrit tuaj, kjo kryesisht në pjesën e dytë të muaji. Do të keni antagonizëm në punë, sidomos nga data 7 Dhjetor deri nga data 7 Janar do shikoni se në punë do u krijohen pengesa dhe këto pengesa mund të vijnë nga antagonistët tuaj. Në dhjetëditëshin e fundit të Dhjetorit do u krijohen shanse unike për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Në përgjithësi do të keni mundësinë që të merrni të dhënat e duhura nga njerëzit kompetentë. Dhjetori do të krijojë kushtet për të pasur gjërat më të qarta për të ardhmen.

Luani: Ky muaj është shumë i rëndësishëm për jetën tuaj personale, erotike dhe për çështje që kanë të bëjnë me fëmijët. Për të gjithë ata që merren me art do të kenë një frymëzim spiritual, do të keni suksese në këtë fushë dhe përpiquni t’i realizoni në javën e parë të Dhjetorit, pasi nga data 7 Dhjetor dhe deri në datën 7 Janar mund t’i rishikoni këto planet tuaja. Duhet të evitoni konfliktet dhe kontradiktat me të tjerët. Në fund të muajit evitoni çdo investim dhe tregohuni të matur me veprimet financiare.

Virgjëresha: Preokupimi juaj në Dhjetor do të jetë shtëpia juaj, familja apo çështjet që kanë të bëjnë me pronën. Paralelisht mund të keni kontradikta ose keqkuptime që mund të çojnë në grindje, në lidhje me partnerin tuaj, apo me pjesëtarët e familjes. E vërteta është që duhet të preokuponi me zgjidhje ose me rregullimin e çështjeve që kanë të bëjnë me familjen dhe pronën tuaj. Në pjesën e dytë të muajit tregohuni më të përqendruar në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Vendosni një ekuilibër mes familjes dhe punës. Hëna e re që zhvillohet ditën e fundit të muajit favorizon jetën tuaj erotike dhe sjell afër jush të dashurit tuaj.

Peshorja: Është një muaj pozitiv për ju në përgjithësi. Ky fillim i muajit dhe në përgjithësi pjesa me e madhe e muajit favorizon lëvizjet, përditshmërinë dhe takimet me njerëz të rëndësishëm në jetën tuaj. Do të keni zhvillime dhe mund të merrni vendime për të ardhmen tuaj, mjafton që të gjitha këto të bëhen me organizimin dhe plan të qartë nga ana juaj. Nuk përjashtohet as mundësia që mund të keni pengesa, që do të vijnë nga faktorë të jashtëm dhe do të ndikojnë në përditshmërinë tuaj. Në dhjetëditëshin e tretë të muajit duhet të përqendroheni në rregullimin dhe trajtimin sa më të mirë të problemeve që kanë të bëjnë me familjen tuaj.

Akrepi: Sfera financiare do të jetë në qendër të vëmendjes suaj madje do të keni përfitime që do të vijnë nga karriera dhe puna juaj, sidomos ju që keni biznesin tuaj. Kryesorja në këtë periudhë është që nëse doni të merrni një iniciativë financiare, duhet ta keni të llogaritu me laps e letër. Ndërkohë që duhet të evitoni marrjen e një borxhi ose të një kredie, sepse kjo situatë mund t’iu nxjerrë jashtë planeve dhe llogarive që keni bërë. Problemet ne familje, karrierë, punë dhe jetën sociale mund të paraqiten nga data 6-7 Dhjetor deri më 7 Janar dhe mund të keni ndikime kryesisht ju të lindurit në ditët e para të shenjësh, pasi do të keni ndryshime thelbësore në jetën tuaj.

Shigjetari: Jeni protagonistët e periudhës dhe Hëna e re, e cila hap dhe muajin Dhjetor favorizon jetën tuaj personale dhe profesionale dhe sjell shanse në fushën e marrëdhënieve apo bashkëpunimeve, të cila do ju udhëheqin në përparim. Është një fazë ku do të ndjeheni të rinovuar të ripërsëritur dhe do të keni nevojë për udhëtime, për të përcaktuar planet. Por, të gjitha këto duhet të bëhen me një organizim të mirë, duhet të merrni parasysh që do të keni pengesa. Do të keni fillime të reja që do të çojnë në përparim, por përmes hapave të ngadalta dhe disa pengesave që do të hasni në vazhdim. Në pjesën e dytë të muajit përqendrohuni akomamë shumë në marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja. Zgjidhni me kujdes problemet që mund të shfaqen në familjen tuaj dhe probleme që mund të keni me pronën. Mos lejoni veten të bini nga ana psikologjike për shkak të pengesave që do të hasni.

Bricjapi: Ky muaj është një ndër muajt që duhet të veproni më shumë në intimitet. Shikojini dhe një herë planet tuaja dhe duhet të jeni të përgatitur për periudhën që do të fillojë në dhjetëditëshin e tretë të Dhjetorit dhe kryesisht me Hënën e re që do të zhvillohet në shenjën tuaj, në ditën e fundit të vitit. Është momenti që të çlodheni dhe t’i përkushtoheni më tepër jetës suaj private. Gjeni kohën për t’u çlodhur, por pa lënë pas dore përditshmërinë tuaj. Nga ana tjetër duhet të keni një kujdes të veçantë për shëndetin tuaj, organizoni sa më mirë punën tuaj në mënyrë që të mos e gjeni veten të lodhur. Paralelisht mund të rregulloni probleme që do të keni me pronën. Nga data 7 Dhjetor deri më 7 Janar duhet të bëni kujdes me lëvizjet financiare, mirë është që të mos ndërmerrni iniciativa të reja, por të rregulloni gabimet e së kaluarës.

Ujori: Kjo është një periudhë që favorizon qëllimet tuaja, favorizon synimet tuaja në lidhje me punën dhe të ardhmen. Do të keni një rritje të të ardhurave, por kryesorja për ju është që do të arrini të keni stabilitet në sferën financiare dhe madje ky muaj është muaji ku ju do të keni një imazh më të qartë me sferën financiare. Për ju që doni të bëni shpenzime më të mëdha, apo investime duhet ta keni sa më të qartë planin në kokën tuaj. Duhet të jeni sa më shumë të kujdesshëm në planet dhe bashkëpunimet tuaja, ju të lindurit në ditët e parë të shenjës. Nga data 7 Dhjetor deri më 7 Janar duhet të jeni sa më të kujdesshëm në marrëdhëniet bashkëpunimet dhe ndryshimet që mund të jenë dhe thelbësore. Nga ana tjetër krahas probleme do të takoni dhe njerëz që do të përbëjnë mbështetje për planet tuaja personale ose profesionale.

Peshqit: Një periudhë e rëndësishme për ju, ku duhet të fokusoheni në jetën tuaj personale dhe profesionale. Kudo që shkoni menjëherë bëheni të pranueshëm. Fitoni simpatinë e të tjerëve, por dhe ju vetë duhet të punoni për profilin dhe imazhin që nxirrni në jetën tuaj personale dhe profesionale. Do të keni pengesa dhe këto pengesa nuk janë në dorën tuaj, vijnë nga faktorë të jashtëm. Pra janë prova, kështu që sa më të disiplinuar të jeni aq më mirë do i kaloni këto vështirësi. Sa më realistë dhe jo ëndërrimtarë të jeni aq më mirë do të arrini suksesin që doni. Në pjesën e dytë të muajit duhet të jeni sa më të fokusuar në familje dhe në punë. Mos e ekspozoni jetën tuaj në rrezik./tvklan.al