Humbi 15 kg në 2 muaj, Ronaldo Sharka zbulon ‘sekretin’: hengra vetem… (FOTO)

Pak kohë më parë, Ronaldo Sharka zbuloi se kishte marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Moderatori i njohur tregoi se kishte vendosur që të binte në peshë.

Më herët, ish-banori i “Big Brother VIP 2” u shpreh se këtë vendim e kishte marrë si fillim për të mirën e shëndetit dhe më pas nga komentet negative që merrte.

Ndërkohë në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”, i pyetur se sa kilogramë ka humbur, Ronaldo shkruan: “15”.

Ndërsa më pas një tjetër e pyet: “Si je dobësuar kaq shumë Roni? Suksese je shumë i mirë”.

Moderatori nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet ndjekësit, duke treguar ‘sekretin’ e tij të rënies nga pesha.

“Duke shkuar në palestër dhe duke eliminuar çdo ushqim të pashëndetshëm, kaq!”, përgjigjet shkurt Sharka.