E bënë te vdekur! Reagon me urgjence Kledi Kadiu: Miq dicka e keqe ka ndodhur

Nuk është hera e parë që ndodh dhe, me sa duket, jo vetëm në mediat shqiptare, kur personazhe të njohur lexojnë për veten e tyre të tilla lajme të rreme.

Radha, për fat të keq, ishte e Kledi Kadiut, balerini shqiptar, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali.

Mëngjesin e kësaj të diele, Kledi lexon mes mediave italiane edhe një lajm të turpshëm për veten: “Lamtumirë Kledi Kadiu! Balerini i Amicit largohet shumë shpejt…”

“Lamtumirë Kledi Kadiu!”, balerini shqiptar reagon pas lajmit

Menjëherë pas reagimeve në rrjet, Kledi ka postuar lajmin e gazetës dhe mbi të ka shkruar: “Më thoni kur do të bëhet funerali, që të kaloj për të bërë një përshëndetje të fundit…”

Kaq ka mjaftuar që çdo gjë të kuptohet si lajm i rremë dhe asgjë më shumë. Fatmirësisht, balerini është shëndoshë e mirë dhe, siç thuhet në Shqipëri, urojmë që më shumë t’i shtohet jeta.