Gjatë ditës së sotme detaje të reja janë zbuluar nga “BBV4”.
Siç dhe ju raportuam pak më parë, nëpërmjet një videoje të postuar në rrjet u ngritën aludime se Rozana Radi do të jetë banorja e parë e shtëpisë në fjalë.
Por ajo që u pasua me goxha reagime në rrjet ishte njoftimi të cilin e bëri me dije profili i njohur në rrjet “Vipat e Bllokut” se Mariela Berisha gjithashtu do të bëhet pjesë e këtij formati.
Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti Mariela dhe Antonela Berisha u përfshinë në një përplasje të fortë me Klea Prengën. Për rrjedhojë modelja fundit pësoi dëmtim të rëndë në fytyrë.
Sakaq, Antonela do të jetë sonte e ftuara e radhës në “Goca dhe Gra” ku dhe mund të na zbulojnë ndonjë të pathënë.