Dritani është detyruar të vijë nga Italia për të zgjidhur në “Shihemi në Gjyq” një konflikt me nënën. Në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai thotë se duan që t’i prishin familjen.
“Unë nuk e prish familjen për askënd në botë, por sot do të japin llogari ata persona që duan të ma bëjnë këtë gjë”.
Nga ana tjetër, Dituria nuk pranon të shesë shtëpinë e ndërtuar me mund pasi ajo e bashkëshorti janë të sëmurë.
“Unë nuk dal nga shtëpia, jo djali të më thotë, por Perëndia të më thotë! Atë shtëpi e kam vënë me forcat e mia dhe burrit tim! Burri im sot është i sëmurë, unë vetë jam e sëmurë harroje se shtëpia do të shitet!”
Në përballjen në studio, Dritani i kërkon nënës 50 mijë euro që thotë se ajo ia ka borxh. Ky borxh ka shkaktuar një krizë të fortë në marrëdhënien e tij me bashkëshorten. Dituria thotë se asnjëherë nuk ka pasur qëllim të keq në përpjekjen për ta ndihmuar të birin.
Dritan: Kam sjellë këtë zonjën sot për një problematikë që më ka një borxh prej 50 mijë eurosh.
Eni Çobani: Zonja është mamaja, tani që ta kuptojë edhe publiku, përdorimi i këryre shprehjeve është bërë…
Dituri: Si i thua nënës zonjë?
Dritan: Nuk më intereson, unë dua lekët e mia sepse unë ato lekë t’i dhashë me mirëbesim të më merrje një shtëpi në Shqipëri. Ju vajtët i çuat diku tjetër, bashkë me zotërinë.
Dituri: Ne nuk ia nisëm asaj pune që lekët tona të fluturonin në ajër, por u nisëm që të tërreugllonim ty.
Dritan: Lekët tani, unë nuk ndahem nga gruaja ime për këto sepse gjysmat janë të gruas, gjysmat janë të miat.
Dituri: Nuk ta dëshiroj atë që ti të ndahesh nga gruaja jote.
Dritan: Unë dua lekët e mia, gjeni zgjidhjen së bashku ose ndryshe merr rrobat, ik nga shtëpia.
Dituri: Ku të shkoj unë? Kam 20 vjet që rri me ty./tvklan.al