“Java që vjen është më pozitive”, kështu tha në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan astrologia Chysanthi Kalogeri teksa bëri përshkrimin e klimës së javës që do të vijë.
Sipas saj Marsi që kalon në prapavijë dhe Hëna e plotë zhvillohet në shenjën e Binjakëve në datën 15 Dhjetor do të sjellin ndryshime dhe do të vendosin para sprovave pjesën më të madhe të shenjave.
Teksa tha se nuk do të mungojnë flirtet dhe zhvillimet në sferën erotike, këshilloi gjithashtu për menaxhim objektiv të situatave, për të mos kaluar në ekzagjerime që mund të rezultojnë në fund dhe në një zhgënjim.
HBAgency
“Që sot dhe deri javën e kaluar Marsi fillon kursin e tij në prapavijë, e cila do të qëndrojë deri më 24-25 Shkurt. Ndërkohë që do të qëndrojë në gradat e para të shenjës së Luanit deri në datën 6-7 Janar.
Të shtunën dhe të dielën janë dy ditë ku ka shanse në sferën financiare, jetën erotike, ka tendenca për të kaluar bukur, por njëkohësisht ka dhe një ekzagjerim të situatës. Prandaj përpara se të veproni dhe të merrni vendime duhet të jeni të qartë.
Java që vjen është më e qetë dhe më pozitive se kjo javë që kaluam, pasi kjo javë kishte disa ditë që na stresuan. Ndërkohë datat 11 dhe 12 Dhjetor janë ditë shumë të theksuara, për marrëdhëniet personale dhe sferën financiare. Por, marrëdhëniet ekzistuese mund të kalojnë një krizë, me lehtësi mund të udhëhiqemi në ndarje.
Ndërkohë do të ketë shanse për flirt dhe persona të rinj që do të hyjnë në jetën tonë, por është e dyshimtë se sa mund të mbajnë këto marrëdhënie dhe njohje. Data 12 dhe ajo 14 janë dy ditë shumë të mira për të ristabilizuar marrëdhëniet tona nga problemet e së kaluarës dhe njëkohësisht për të zgjidhur problemet e së kaluarës.
Në datën 15 kemi Hënën e plotë në shenjën e Binjakëve, pak problematike sepse do të kemi tendencën për të idealizuar gjërat dhe për t’u dhënë përmasa më të mëdha. Pra gjërat mund të jenë mbivlerësime ose zhgënjime. Një situatë që kishim të fshehtë, mund të dalë në prag. Jemi në një periudhë ku janë festat dhe mund të kemi udhëtime, por kujdes në udhëtimet që do të bëjmë, duhet të jemi sa më të organizuar sepse mund të kemi pengesa të papritura.”
Dashi – Gjatë kësaj jave që vjen përqendrohuni në marrëdhëniet tuaja të çdolloji, marrëdhëniet personale, miqësore dhe ato profesionale. Por, duhet të jeni pak më të fokusuar në marrëdhëniet tuaja erotike dhe personale me njerëzit apo të afërmit tuaj. Duhet të bëni kujdes për sa u përket këtyre marrëdhënieve kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor. Ndërkohë që në datën 12 dhe 14 do të zgjidhni probleme që kanë të bëjnë me jashtë shtetit ose probleme ligjore që vijnë nga e kaluara. Hëna e plotë në shenjën e Binjakëve në fund të javës ju krijon disa probleme në lidhje me njerëzit e rrethit tuaj të ngushtë. Gjithsesi ajo favorizon udhëtimet dhe planet tuaja afatshkurtër.
Demi – Gjatë kësaj periudhe duhet të përqendroheni shumë në punën, jetën shoqërore, karrierë dhe familje. Disa probleme që mund të dalin në punën tuaj iu ndikojnë në psikologji ose disa probleme që mund të dalin në familje do ju lënë pak pas dore në lidhje me punën dhe karrierën tuaj. Kjo javë është e përshtatshme në datën 12 dhe 14 për të gjetur zgjidhje apo mbështetjen ekonomike dhe financiare, e cila do të ndihmojë planet tuaja në lidhje me shtëpinë apo me një pronë. Ndërkohë që Hëna e plotë në shenjën e Binjakëve për 15 ditëshin e dytë të Dhjetorit ju fton që të fokusoheni në marrëdhëniet financiare, të bëni një programim të mirë aty dhe të mos implikoheni në marrëveshje financiare me miq dhe shokë.
Binjakët – Gjatë këtij muaji jeni në fokus të vëmendjes, ngjarjet që zhvillohen këtë muaj dhe aspektet planetare ndikojnë direkt tek ju. Kalimi i Afërditës në shenjën e Ujorit favorizon ju dhe planet tuaja për të ardhmen. Pikërisht këto dy ditë, më 11 dhe 12 Dhjetor mund të keni disa vështirësi në lidhje me udhëtimet, makinën apo në raport me të dashurit tuaj. Ndërkohë në datat 12 dhe 14 Dhjetor duhet të jeni më të kujdesshëm në marrëdhëniet me njerëzit.
Mund të zgjidhni çështje të së kaluarës. Mërkuri përfaqësuesi juaj në datën 15 kthehet në kurs të drejtë, kjo është një gjë e mirë sepse do të kemi vetëm Marsin në prapavijë. Hëna e plotë që zhvillohet në shenjën tuaj ju fton që të fokusoheni tek vetja, të përjetoni rinovimin. Në jetën personale dhe atë profesionale duhet të jeni sa më të përpiktë dhe të evitoni ekspozimin.
Gaforrja – Që sot dhe deri në fillim të Janarit duhet të jeni më të kujdesshëm në sferën tuaj profesionale, pasi në mendjen tuaj ndjeni se keni pengesa, ndjeni se diçka nuk shkon ashtu siç do të dëshironit. Në 11 dhe 12 mos krijoni keqkuptime, evitoni shpenzimet e mëdha dhe mos bëni shpenzime. Duhet të përpiqeni më tepër për sigurinë tuaj të brendshme dhe mund të ekuilibroni marrëdhëniet në punë dhe në përditshmërinë tuaj.
Me Hënën e plotë në shenjën e Binjakëve në datën 15, do të bëjë që këtë 15 ditësh të dytë të Dhjetorit të jeni pak më të tërhequr, do e ndjeni veten të lodhur dhe do të doni të kaloni në intimitet. Nga ana tjetër duhet të jeni shumë të përpiktë dhe të evitoni çdo prapaskenë, fjalët që mund të bëhen pas krahëve tuaj.
Luani – Marsi që ka kaluar në shenjën tuaj për një periudhë, sot në kthehet në prapavijë, kështu që do të ndikojë në planet tuaja për të ardhmen, punët me jashtë shtetit dhe çështjet ligjore. Në këto çështje do të hasni pengesa dhe duhet që t’i rishikoni dhe një herë.
Në datën 11 dhe 12 Dhjetor duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, veçanërisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Hëna e plotë në datën 15 favorizon synimet dhe qëllimet tuaja, nuk lihet pas as jeta erotike dhe ajo sociale. Nga ana tjetër është shumë e lehtë të humbisni kontrollin duke neglizhuar apo mbivlerësuar një situatë.
Virgjëresha – Duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të përpiktë në punë. Përpiquni të gjeni qetësinë tuaj shpirtërore. Në datën 12 dhe 14 do të gjeni zgjidhje dhe mbështetje për çështjet familjare dhe për një problem lidhur me pronën, për këtë mund të ketë biseda të fshehta që mund të japin zgjidhje.
Paralelisht bisedat në jetën erotike duhet t’i mbajë shumë personale. Hëna e plotë në datën 15 do të ndikojë drejtpërdrejt shenjën tuaj, kështu që duhet të jeni më të fokusuar në jetën sociale, karrierën dhe vendosni një ekuilibër mes familjes dhe karrierës. Mos idealizoni dhe ndërkohë mos nënvlerësoni personat me të cilët keni një bashkëpunim profesional. Kini kujdes me premtimet që do të merrni gjatë 15 ditëshit të dytë të Dhjetorit. Pra jo çdo gjë që shkëlqen duket dhe është flori.
Peshorja – Afërdita e cila ka kaluar në shenjën e Ujorit, në shtëpinë tuaj të pestë favorizon jetën personale, erotike, marrëdhëniet me fëmijët, por mund të jeni dhe më afër me të dashurit tuaj. Ndërkohë në datat 11 dhe 12 mos humbisni kontrollin në lidhje me një bisedë që mund të keni me miqtë,
me njerëz që mbështesin qëllimet dhe synimet tuaja. Përpiquni të jeni sa më diplomatë me synim që të favorizoni jetën tuaj personale dhe atë profesionale. Është lehtë që të udhëhiqeni në një ndarje pa e kuptuar as vetë ju. Në datën 12 dhe 14 mund të gjeni mbështetje nga njerëzit e rrethit tuaj dhe të bëni biseda që do favorizojnë qëllimet tuaja. Hëna e plotë në datën 15 do të favorizojë gjithashtu planet tuaja për të ardhmen, duke hapur para jush perspektiva të reja.
Akrepi – Ju përfaqësuesit e kësaj shenje duhet të jepni një betejë në sferën profesionale, në jetën tuaj sociale dhe kudo ku mund të shfaqen probleme nga e kaluara. Gjithsesi është në dorën tuaj që t’i mendoni gjërat pak më qartë dhe jo të keni një mendim të dytë ose të tretë në mendje, pasi kjo mund t’iu krijojë probleme.
Mos ushtroni një dhunë psikologjike me njerëzit e familjes, me të dashurit tuaj dhe ndërkohë nëse doni të bëni një investim ekonomik dhe financiar duhet të jeni shumë të kujdesshëm me Hënën e plotë në shenjën e Binjakëve. Ju do të kërkoni një ndihmë apo mbështetje, por jo domosdoshmërisht do e merrni atë që kërkoni. Bëni një plan të qartë dhe mbështetuni më shumë në forcat tuaja.
Shigjetari – Një periudhë ku jeni shumë të angazhuar dhe keni zhvillime apo ngjarje, të cilat disa janë pozitive kurse disa ju sjellin përballë me pengesa dhe vështirësi. Këtë javë mund të vendosni për një udhëtim dhe të keni disa pengesa. Në datën 12 dhe 14 Dhjetor mund të bëni disa biseda që ju kanë preokupuar në të kaluarën dhe të gjeni zgjidhje. Me Hënën e plotë që zhvillohet përballë jush në shenjën e Binjakëve do të keni shanse unike për bashkëpunime dhe në fushën e marrëdhënieve personale. Është shumë e rëndësishme që të fokusoheni me seriozitet tek konkluzionet e lëvizjeve që do të bëni. Tani jeni nën ndikimin e optimizmit dhe entuziazmit që mund t’ju udhëheqë në nxitime dhe gabime.
Bricjapi – Është periudha që duhet të fokusoheni tek sfera financiare sidomos ju që keni ashendentin Bricjap, kaloni në një periudhë të jetës ku sfera financiare do të ndryshojë totalisht. Keni dalë përfundimisht nga ndikimi i Plutonit dhe jeni në një situatë ku përfundimisht doni të ndërmerrni iniciativa, doni të bëni shumë gjëra dhe sfera profesionale, jeta juaj sociale është një preokupim jetësor për ju. Mirëpo këto lëvizjet ekonomike dhe financiare që do të bëni gjatë kësaj periudhe dhe sidomos në vitet që vijën përcaktojnë le të themi të ardhmen tuaj, prandaj duhet të jeni sa më të përqendruar. Javës që vjen duhet të përqendroheni në punën dhe përditshmërinë, për arsye se do të jeni të mbingarkuar. Mund të dilni nga zona e komfortit prandaj duhet që të balanconi punën dhe përditshmërinë. Kujdes me sferën financiare gjatë javës së dytë të Dhjetorit.
Ujori – Jeni në një fazë shumë të rëndësishme të jetës ku do të shikoni ndryshime rrënjësore dhe thelbësore. Shumë të kujdesshëm duhet të jeni ju të lindurit në 4-5 ditët e para të shenjës në marrëdhëniet personale dhe në marrëdhëniet tuaja profesionale. Ekziston mundësia që disa nga ju t’i japin fund një marrëdhënieje apo bashkëpunimi për të krijuar diçka të re. Nëse diçka është në dorën tuaj, atëherë mbroni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet që iu interesojnë. Në datat 12 dhe 14 Dhjetor mund të fokusoheni pak më tepër për të gjetur zgjidhje në lidhje me një bashkëpunëtor apo person, i cili ka qenë në jetën tuaj dhe tani është momenti që të bisedoni për t’u dhënë zgjidhje synimeve tuaja të përbashkëta. Paralelisht Hëna e plotë, e cila zhvillohet në fund të javës që vjen ndikon jetën tuaj erotike dhe investimet.
Peshqit – Këtë muaj do të haseni me disa probleme, deri në pranverën e vitit 2024 ku dhe në atë periudhë do të ndërgjegjësohen më tepër. Paralelisht Peshqit kanë kaluar dhe do të kalojnë në atë fazën e eklipseve, kështu që do të ketë ndryshime totale. Do të marrin vendime serioze në jetën e tyre,
ku do i përjetojnë deri në pranverën e vitit 2026. Mirëpo mënyrën se si do të gjejnë zgjidhje dhe të stabilizojnë veten do të ndodhë gjatë pranverës së 2025 dhe sidomos në muajin Mars. Për sa i përket kësaj periudhe, Peshqit e lindur në 10 ditëshin e dytë të shenjës duhet të jenë sa më të disiplinuar për situatën ku janë.
Sa më me durim t’i përballoni këto situata aq më shumë do të stabilizoni veten dhe kjo është kryesisht për Peshqit e lindur në 10 ditëshin e dytë dhe të tretë të shenjës. Ndërkohë disi më të çliruar janë Peshqit e lindur në 10 ditëshin e parë të shenjës. Peshqit e lindur në 10 ditëshin e tretë të shenjës janë përballë një situate e cila është e rëndësishme ta vlerësojnë realisht./tvklan.al