Një ndër figurat e dashura të informacionit në shqipëri, folësja e lajmeve Senada Jaho u rikthye në vëmendje vetëm pak ditë më parë.
Senada ka lënë Shqipërinë për të vazhduar jetën në SHBA, tashmë si nënë e një djali. Ky lajm erdhi i papritur për ndjekësit që nuk e kishin parë moderatoren gjatë shtatzënise.
Por a e dini se spikerja është mbesa e deputetes shqiptare, Mesila Doda? Spikeria ka humbur nënë e saj në moshën 3 vjeçare dhe ajo ka jetuar me tezen e saj, Mesila Dodën në shtëpinë e gjyshërve. Prandaj edhe raporti i tyre është mjaft i ngushtë siç kanë pranuar vetë ato.
“Me tezen kam marrëdhënie shumë të ngushtë, për shkak se unë jam rritur tek familja e gjyshërve. Mesila ishte ende e pamartuar dhe jetonim të gjithë bashkë për shkak të trag jedisë që unë kam pasur brenda familjes time.
Mamaja ime ka vd ekur shumë e re ,unë isha shumë e vogël, vetëm 3 vjeç dhe menjëherë vajta tek shtëpia e gjyshërve.
Aty u rrita dhe kam marrëdhënie shumë të ngushta me të gjithë. Nuk kam shumë kujtime nga nëna ime. Mbaj mend vetëm fragmente, kur më tregonte përralla, kur rrija shtrirë, doja gjithmonë të rrija pranë saj. Nuk mbaj mend shumë, sepse kam qenë shumë e vogël.
Nga njëra anë edhe mirë është kjo gjë, sepse nuk e kam përjetuar aq shumë sa ime motër, që është më e madhe se unë.
E kam përjetuar patjetër gjatë rritjes, sepse nëna është nënë dhe të mungon. Edhe tani që sa vjen e rritem, do doja të më shikonte. Ajo është gjithmonë pranë meje”, është shprehur Senada Jaho në një nga intervistat e saj të rralla.