Xhilda Luzi, një nga moderatoret e emisionit “Goca dhe Gra”zbulon se ka shumë afrimitet me Heidi Bacin dhe sa herë që dalin bashkë paparacët e Heidit janë kudo duke i fotografuar.
Xhilda: Heidi është po aq solare sa në foto, me Heidin kam krijuar kimi që në ditën e reklamës dhe kuptoheshim me sy pa qene nevoja te flisnim, jemi më të afërta në moshe nga paneli, jemi dhe afer me karrigen, Heidi eshte solare, paqesore, i le njerezve hapesiren e vet per te treguar veten. me Heidin dal më shumë se me vajzat e tjera.
Bieta: Çfarë ndodh?
Fansat e Heidit janë kudo dhe kurdo, ne dalim dhe kemi foto që Heidi është këtu po ha këtë po pi këtë, eshte ne Tirane dhe nuk e njeh shume Tiranen, e jemi te kjo pjesa me vajzat e tjera qe kemi deshire tja tregojme dhe shpegojme.
Gjatë verës, pas mbarimit të Big Brother, Heidi Baçin dhe Bora Zemanin i pamë së bashku në shoqërinë e dy partnerëve, Donaldit dhe Romeos.
Por teksa prej gati 2 muajsh po përflitet për një ndarje mes Heidit dhe Romeos, duket se kjo ka sjellë problemet edhe për dy vajzat e ekranit.
Gjithçka u duk se ishte perfekt mes dy bukurosheve, kur Bora ishte e ftuar në panelin që Heidi moderon tek Goca dhe Gra.
“Do t’ju shikoj me shumë kureshtje, edhe pse kam përshtypjen do të jem më dakord me Heidin”, u shpreh Bora çfarë edhe na shtyu të mendojmë se dy vajzat kanë një raport shumë të mirë mes tyre.
Por, pak ditë më parë, të dyja kanë qenë prezente në festën e Top Medias. Ajo që u vu re ishte fakti se vajzat nuk postuan asnjë foto së bashku.
Madje, nga të pranishëm, zbulohet se vajzat as nuk janë përshëndetur me njëra-tjetrën, duke qenë se ishin në tavolina të ndryshme. Fakt ky që tregon se realisht, raporti i tyre nuk është më ai i para disa muajve.
Që pas zërave për një ndarje mes Romeos dhe Heidit, Bora shpesh herë ka ndarë në rrjetet sociale foto nga e përditshmja e saj, ku gjithnjë është edhe Romeo, por duket se tashmë mungon Heidi, e cila është shkëputur nga ky raport, si dhe nga miqësia që kishte me çiftin Bora-Donald.
Megjithatë, dy vajzat vijojnë ende që të ndiqen në rrjetet sociale. Marrëdhënia mes Heidi Baçit dhe Romeo Veshajt nuk dihet si po shkon pasi çifti po përfliten për një krizë në romancën e tyre, por vetë protagonistët nuk kanë reaguar deri më tani për situatën. Të shumta janë aludimet që thonë se çifti është bashkë, dhe se gjithçka po e bëjnë për më shumë famë dhe bujë në media. Përfshi këtu edhe lajmet se tashmë Romeo ka një tjetër të dashur.
Dy ish-finalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit. Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre.