Me simbolet e komunizmit është festuar 80-vjetori i çlirimit nga ithtarët e komunizmit edhe në Shkodër, në ceremoninë e zhvilluar tek varrezat e dëshmorëve.
Sekretari i Partisë Komuniste Gjon Bruçi pranë bustit të ushtarit të panjohur vendosi yllin e kuq,
simbol i diktaturës të Enver Hoxhës. Bruçi tha se është e turpshme që nuk përmendet fakti se Çlirimin e Shqipërisë e bëri Partia Komuniste.
“Lufta nacional-çlirimtare u udhëhoq nga Partia Komuniste me në krye legjendarin Enver Hoxha. Të përmendësh luftën dhe të mos përmendësh Partinë Komuniste dhe shokun Enver hoxha, do të thotë të mos jesh këtu.
Në qoftë se nuk do ishte lufta nacional-çlirimtare, as Pavarësi dhe as liri nuk do kishim sot. Lavdi Partisë Komuniste Shqiptare! Lavdi Enver Hoxhës!
112 vjet nga koha e Pavarësisë vetëm 41 vjet kemi qenë shtet i pavarur, ’44 – ’85 dhe të gjitha kohërat e tjera kemi qenë vend i pushtuar, vend pa liri, pa demokraci.
Sot jemi pushtuar nga imperialistët amerikanë, nga imperialistët evropianë, nga Turqia, nga të gjitha shtetet“, tha ai.