Trondit qeverine Blendi Fevziu: SPAK ka bere gati arrestimin e madh tek PS, ja “Peshku i madh”

Gazetari Blendi Fevziu ka folur në lidhje me operacionet e SPAK si dhe për arrestimin e Ilir Metës, që e ka cilësuar si një shfaqje force e panevojshme.

Ai po ashtu ka thënë se deri më tani SPAK ka goditur dy krerë të opozitës, por që sipas tij duhet të merren me incineratorët.

Ndër të tjera Fevziu tha se SPAK do të godasë edhe politikanë të tjerë deri në mars.

“Drejtësinë duhet ta shohim jo te çështjet e të shkuarës. Gjërat nisin nga çështjet dhe jo emrat se kush do arrestohet. Çështja më e madhe është ajo e inceneratorëve dhe problemi është se kjo çështje s’ka fajtorë për momentin. Do e gjykojmë SPAK realisht kur të shohim çfarë vendimesh do marrë ndaj çështjeve të mëdha të sotme.

Deri tani goditja më e madhe është dhënë te dy krerët e opozitës dhe duke qenë ata të dy një në burg të plotë, tjetri nga shtëpia nuk mund të kemi zgjedhje. Dyshoj se deri nga pranvera SPAK do japë disa goditje të tjera, dhe për këtë na duhet të presim të paktën deri nga marsi se ku do e vendosë SPAK pikën, nëse se vendos pikën këtë zgjedhje janë të mbaruara që në fillim”, tha ai ndër të tjera në “Të Paekspozuarit”.

Ajo cfare duhet te jete i bindur publiku sipas te gjitha gjasave i rradhes eshte ai i bashkise. Ky eshte shenim i redaksise, dhe jua garantojme qe do ndodhe para festave te fundvitit.