Ish-kryetari i Njësisë Bashkiake nr.8 në Tiranë, Arben Tafaj është ndarë nga jeta. Mësohet se kryetari i Shoqatës “Tirana” ka qenë në ambientet e shtëpisë së tij kur është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ka qenë mjeku Ilir Alimehmeti ai i cili ka ndarë lajmin e keq përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Me hidhërim të thellë u njoftova për ndarjen e papritur nga jeta të z. Arben Tafaj, i cili nuk ishte vetëm një mik, por edhe një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan i spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare. Humbja e Benit është patjetër humbje e hidhur për familjarët dhe miqtë e tij, por është humbje e madhe edhe për qytetarët dhe qytetin e Tiranës! Ngushëllime të ndjera familjes Tafaj për humbjen e një njeriu të dashur, të urtë e të matur. Do të na mungosh Beni”, shkruan Alimehmeti.
Arben Tafaj drejtonte shoqatën” Tirana”, një grupim civil që për gjithë këto vite ka promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj qytetare të qytetit, të cilën e ka shikuar dhe si një instrument për të komunikuar me shoqërinë dhe me organizma të rëndësishme homologe komunitare.
Tafaj ka qenë edhe kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2015.
Vitet e fundit, Arben Tafaj ishte pjesw e Partisw Agrare Ambientaliste