Policia gjeti trupat e pajetë të çiftit në apartamentin ku ata banonin, dhe ata të dy u shpallën të vdekur
Një tragjedi përfshiu një familje shqiptare që jetonte në Majemi të SHBA-së, teksa Sabrina Krasniqi, 27 vjeç, dyshohet se qëlloi pesë herë në drejtim të bashkëshortit të saj, Pajtim Krasniqi, 34 vjeç, më pas veten.
Policia gjeti trupat e pajetë të çiftit në apartamentin ku ata banonin, dhe ata të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje.
Brenda banesës ishte një arush pellushi, një kuti në formë zemre me trëndafila dhe televizori ende ndezur, sipas pamjeve.
Sipas mediave, dyshja ishin shtetas shqiptarë të Kosovës që jetonin në Amerikë, teksa shkak për krimin dyshohet se është bërë tradhtia e 34-vjeçarit ndaj të resë.
Policia shkoi në vendngjarje pasi mori një sinjalizim nga ShotSpotter, një program për zbulimin e armëve. Sipas NBC 6, fillimisht kishte pesë të shtëna që shpërthyen radhazi, e ndjekur nga një pauzë e shkurtër dhe më pas një e shtënë e gjashtë.
Sabrina, e cila mori emrin e saj të vajzërisë Sabrina Dzaferovic, ishte një modele sipas Local 10 News.